Numri i njerëzve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Ticino ka rënë ditët e fundit. Rojat kufitare kanë regjistruar javën e tretë të gushtit 1386 persona, rreth 400 më pak se javën e kaluar.
Gjithsej 1386 persona ia kanë mësyrë kufirit në javën e tretë të gushtit në mënyrë të paligjshme në Ticino, që janë 400 më pak se javën e kaluar.
Përsëri shumë të kapur janë kthyer në Itali. Rojat kufitare (GWK) kanë regjistruar në javën e tretë të gushtit 947 dëbime dhe transferime, siç duket nga shifrat e përkohshme të publikuar të hënën.
Në rajonin kufitar që përfshin Valaisin dhe Vaudin janë regjistruar 146 kalime të paligjshme. Bëhet fjalë për më pak se në javën e kaluar.