Në shkurt 1.106.498 udhëtarë fluturuan me “Swiss”, që do të thotë 2.7 për qind më pak se muaji pararendës.
Në të njëjtën kohë, “Swiss” ka realizuar 6.6 për qind më pak fluturime se muajin e kaluar.
Edhe në destinacionet evropiane cnumri i fluturimeve kishte shënuar rënie për 7 për qind ndërsa në destinacionet interkontinentale për 3.8 për qind.
“Swiss” thotë se megjithatë ka përmirësuar kapacitetet në transport të mallrave.