Digjitalizimi është duke përparuar. Gjithnjë e më shumë konsumatorë depozitat dhe tërheqjet e tyre po i bëjnë online. Prandaj, numri i transaksioneve klasike në bankë është ulur me 20 për qind në vit.
Profesori për banka, Andreas Dietrich, i Universitetit të Lucernit, tha për SRF se është e qartë që bankat po rishikojnë strategjinë për punën e tyre nëpër zyra. Kështu po zvogëlohen edhe filialet bankare klasike me sportele dhe arkëtarë, shkruan albinfo.ch.
Bankat intensifikojnë shërbimet e tyre këshillimore në vend, të tilla si për planin pensional apo të financimit të hipotekave. Për këtë, zyra është e pajisur gjithnjë me instrumente digjitale, si ekranet video dhe tableta, me të cilat klientët e bankës mund të komunikojnë.