Duke marrë parasysh situatën e rrezikshme në drejtim të stabilitetit të çmimeve në Zvicër, SNB-BNS ka reduktuar mundësinë e fluktuimit të Libor-it nga 0% -0,75% në 0,25%, njoftojnë mediet zvicerane.
Ekonomistët : veprime të pamjaftueshme
Sipas ekonomistëve, masat e marra të mërkurën kundër frangut të fortë nga SNB-BNS shkojnë në drejtimin e duhur. Por ato nuk do të jenë të mjaftueshme, shqetësimet në lidhje me zonën e Euros dhe me borxhin e SHBA-së vazhdojnë të jenë aktuale.
“Toni i komenteve nga BNZ-ja është mjaft i fortë”, vëren Bernard Lambert, ekonomist në Bankën Pictet. Masat janë “neto”, një normë afër zeros dhe një rritje e likuiditetit që mund të shihet si një lehtësim sasior (QE), por që mbetët “i kufizuar”.
Pa një ndërhyrje në tregun valutor është e vështirë të kufizohet vlerësimi i frangut, pohon Bernard Lambert. Daniel Kalt, shef ekonomist në UBS, vazhdon në të njëjtin drejtim: “Këto masa janë një hap i parë, por operacionet në monedhë janë të nevojshme, Italia dhe Spanja mbesin nën presion të madh”.
Këshilli Federal mirëpret masat e SNB-BNS
Këshilli Federal mirëpret hapat e ndërmarrë nga SNB-BNS, si instancë finansijare e pavarur, për të luftuar kundër frangut të fortë.
Qeveria pohon, megjithatë, se merr seriozisht rritjen e kostos me të cilën ballafaqohet industria e eksportit, tregtia me pakicë si dhe turizmi. Kurse, më 19 korrik ai u bëri thirrje gjithashtu kompanive që fitimet e këmbimeve në krahasim me euro-në t’i paguajnë konsumatorët.