Do të krijohen mbi 2000 vende të reja të punës dhe është paralajmëruar rritja e të ardhurave të 1.5 milionë eurove në mbi 1000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Këto rezultate në katër vjetët e ardhshme duhet të realizohen nëpërmjet programit (Increasing Market Employability – IME) për rritjen e punësimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC). Projekti në fjalë do të implementohet nga Swisskontakt, në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Vlladimir Peshevski dhe u.d. i Ambasadorit të Zvicrës në Maqedoni, Catherine Stoker, të hënën do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë në zbatimin e programit për të rritur tregun e punësimit.
Faza e parë do të zgjasë deri më 2019, me një buxhet prej 6.25 milionë frangash zvicerane.
Programi përfshin sektorë të ekonomisë: turizëm, industri kreative etj. Në bashkëpunim me sektorin privat do të punohet për përmirësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare dhe regjionale, për zhvillim të produkteve, qasje në fuqinë e kualifikuar punëtore me qëllim të sugurimit të rritjes së ndërmarrjeve.