Në Hanover të Gjermanisë si çdo vit, ashtu edhe këtë vit mbahet panairi më i madh botëror për Kompjuterë dhe Elektronikë, CeBIT.
Kosova nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë, por me ndihmën e Zvicrës, do të ekspozohen softuerët të cilët janë zhvilluar në Kosovë përmes kompanisë SIPPO.
Kjo kompani ka hapur projektin për ndihmën e shteteve të pazhvilluara në lëminë e informatikës. Produktet nga Kosova mund të gjenden në Sallën 2, Stacionin D30, në Hanover.
Panairi më i madh i zbulimeve teknologjike në botë, CeBIT, do të mbahet nga 1 deri më 5 mars.