Shërbimi sekret i SHBA-së ka zbuluar disa mjete të dyshimta të dërguara me postë në adresën e ish-presidentit Barack Obama dhe ish presidentit amerikan, Bill Clinton, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
Këto pako të dyshimta janë zbuluar gjatë një kontrolli rutinë të postës dhe autoritetet po punojnë të zbardhin nëse ka lidhje mes tyre.
Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë dënohet “sulmi i dhunshëm kundrejt presidentëve Klinton dhe Obama si dhe figurave tjera publike”. Ky akt është quajtur “terrorist” dhe secili që qëndron pas saj do marrë masën e merituar sipas forcës së ligjit.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të CNN nga Nju Jorku, u dëgjua alarmi i evakuimit – por dy gazetarët që po jepnin lajmin, mbetën në studio.