Shqiptarët njihen si popull, të cilët pa marrë parasysh vendin ku jetojnë, ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre.
Një gjë të tillë ata e kanë bërë edhe në Ukrainë, edhe pse janë mbushur 200 vjete nga ekzistenca e shqiptarëve atje.
Në një video të publikuar nga Shqiptarët e Ukrainës në Facebook, shihet se si prindërit shqiptarë kanë pritur fëmijët e tyre me flamuj kuq e zi, pasi arrijnë në fshatin Karakurt në Ukrainë, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Dhjetëra fëmijë gjatë rrugës mbanin në duar flamuj, derisa pas zbritjes filluan të këndonin këngën Xhamadani vija-vija.