Rreth 200 veta janë tubuar mbrëmjen e të shtunës në fshatin Bettwil. Ata po mbaninm në duar flakadanë, me të cilët po protestonin kundër hapjes së një qendre për strehimin e azilkërkuesve në fshatin e tyre.
Një komitet protestues me emrin “ProBettwil” ka organizuar një parakalim të popullatës, për t`i treguar edhe një herë institucioneve se është kundër kësaj qendre që priotet të strehojë deri 100 azilkërkues.
Protestuesit pastaj kanë marshuar drejt pyllit, ku i priste “Justitia”, një simbol i drejtësisë dhe një rimorkio e improvizuar me ushqime! Po kështu aty kishte edhenjë orkestër e vogël frymore, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Të tubuarve u është drejtuar kryetari i komunës, Wolfgang Schibler, i cili i ka trimëruar ata për hapin që kishin marrë.