Bëhet e ditur se një 27-vjeçar që po udhëtonte me pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin në Doganën e Morinës, u arrestua këtë të mërkurë, përcjell albinfo.ch.
Shtetasi me iniciale N. K. u kap në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit, me mjetin tip ‘Jeep’.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., njofton policia, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.