Është kështjella më e lartë e rërës në botë, thuhet se është ndërtuar në Danimarkë, ka një lartësi 21.16 m dhe për ndërtimin e saj janë përdorur më shumë se 5 mijë tonë rërë, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se kjo kështjellë prej rëre ka thyer rekordin që mbahej nga një e ngjashme që u ndërtua në Gjermani në vitin 2019 dhe kishte hyrë në librin e Rekordeve Botërore të Guinness.
Vlen të cekët se struktura e kështjellës është shumë e zbukuruar dhe ngjason me një piramidë, në qytetin e vogël bregdetar Blokhus.
Krijuesi i kësaj vepre është Wilfred Stijger nga Holanda dhe u ndihmua nga 30 skulptorët më të mirë të rërës në botë. Ai tha se donte që kështjella të përfaqësonte fuqinë që koronavirusi ka pasur në botë që nga fillimi i pandemisë.
Për ta bërë strukturën më të qëndrueshme, rëra përmban afërsisht 10% argjilë dhe një shtresë ngjitëse u vendos pasi u përfundua në mënyrë që të mund t’u përballojë kushteve atmosferike.
Kështjella do të qëndrojë në mes të qytetit për vizitorët deri në shkurtin ose marsin e vitit të ardhshëm.
