Në këto zgjedhje kanë të drejtë votimi edhe të huajt (me vizën B ose C) me vendbanim prej 10 viteve në Zvicër dhe me vendbanim prej tre viteve në Kantonin Vaud.
Për të mësuar më për së afërmi me programin e ardhshëm qeverisës të qytetit të Lozanës, ju ftojmë që të merrni pjesë në: TAKIM TË HAPUR TË KANDIDATËVE PËR QEVERI DHE PARLAMENTIN E QYTETIT TË LOZANËS ME KOMUNITETIN SHQIPTAR ME DATËN 4 SHKURT 2016 (DITË E ENJTE) PREJ ORËS 20H00-22H00 NË SALLËN E MADHE TË RESTAURANT «LE FLORISSANT» (TE META) AVENUE DE FLORISSANT 28, 1020 RENENS. Në «Lausanne-Flon » e merrni autobusin N°18 në drejtim të «Timonet» dhe ndaleni në stacionin «Florissant». Përballë stacionit gjindet Resaturant Florissant.
Në prezantim do të marrin pjesë tre përfaqësuesit e qeverisë aktuale dhe njëherësh kandidatë për qeverinë e re të Lozanës :
-
Grégoire Junod, Drejtor i sigurisë publike dhe i çështjeve banesore,
-
Florence Germond, Drejtore e financave dhe parqeve të qytetit,
-
Oscar Tosato, Drejtor i arsimit primar, rinisë dhe kohezionit social dhe dy kandidatë për Asamblenë e qytetit :
-
Musa Kamenica, kandidat për asamblenë komunale
-
Benoît Gaillard, asambleist aktual dhe kryetar i Partisë socialiste të Lozanës. Moderimin e mbrëmjes do ta bëjë:
-
Dr Bashkim Iseni, Politolog
Për çdo informatë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 079 917 25 82.