Bëhet e ditur se më 6 gusht Kuvendi do t’i shpallë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Në një takim me gazetarët këtë e bëri të ditur kryeparlamentati Talat Xhaferi. Siç është bërë e ditur, partitë politike janë dakorduar që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor, përcjell albinfo.ch.
Me këtë sigurohen kushtet ligjore që kryetarët e komunave të mos e tejkalojnë afatin e caktuar ligjor si kryetar komunash, theksoi Xhaferi.
Zgjedhje lokale më 17 tetor do të ketë edhe në Kosovë.