Bordi i pavarur i mbikëqyrjes së Facebook-ut njoftoi se më 5 maj do të publikojë vendimin nëse do të mbështesë pezullimin e pacaktuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga kjo platformë e mediave sociale si dhe Instagrami.
Facebook ia ndaloi Trumpit që të ketë qasje në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për shkak të trazirave të dhunshme pas sulmit të 6 janarit nga mbështetësit e tij në Capitol Hill. Pastaj, çështja iu dërgua Bordit mbikëqyrës, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Bordi i themeluar nga Facebook iu përgjigj kritikave mbi përmbajtjen problematike, ku thuhet se nga mesi i prillit ishte zgjatur shumë periudha e komenteve publike mbi çështjen në fjalë.
Gjithashtu, ky bord pati njoftuar se ‘çështja Trump’ mori mbi nëntë mijë komente, më shumë se çdo rast tjetër.