Nga 2015 udhëtarët që përdorin autobusët dhe trenat në Zvicër mund të identifikohen me një kartelë të vetme , ku do të ruhen të dhënat personale dhe të gjitha detajet për biletën përkatëse.
Së pari “kartela e transportit publik” do të futet në përdorim për konsumatorët që përdorin abonomentin e përgjithshme dhe atë me gjysmë çmimi .
Prapa kartelave qëndron Shoqata e Transportit Publik (VöV) dhe SBB.
“Ne duam që të gjithë klientët tanë për abonimet e tyre në të ardhmen të përdorin vetëm një kartelë,” tha drejtori i Shoqatës së Transportit Publik (VöV), Ueli Stückelberger.
Për udhëtarët do të ketë më pak punë. Ata duhet të rinovojnë abonimin përkatës pas njoftimit automatik nga kartela.
“Në parim, kjo i siguron personelit të kontrollit të dhënat se cili është personi që e ka në përdorim kartelën, dhe kur abonimi skadon”, thotë drejtori i “VöV”, Stückelberger.
Kompanitë e përfshira thonë se realizimi i projektit ka koston prej 40 milionë frangash