Kosova do të përfitojë në vitin e ardhshëm nga SHBA-ja 65.7 milionë dollarë.
Pason Serbia, në vendin e tretë, e më pas Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe në fund Kroacia. Kështu është renditja që Departamenti amerikan i Shtetit ka dërguar në Kongres për miratim.
“Suksesi i Kosovës si shtet i pavarur, shumetnik dhe demokratik është i rëndësisë më të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, rajon që për SHBA-në ka rëndësi të veçantë strategjike, në mënyrë që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe në paqe”, thuhet në propozimin e Departamentit të Shtetit, raportojnë mediat në Prishtinë.
Ndihmat do të fokusohen në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimi ekonomik.