Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë kancelaren gjermane, Angela Merkel, për bisedime më 15 korrik, përcjell albinfo.ch.
“Vizita e saj e parë shtetërore do të afirmojë lidhjet e thella bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë”, tha sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki.
Qëllimet e tyre të përbashkëta përfshijnë përfundimin e pandemisë Covid-19 dhe ngadalësimin e ndryshimit të klimës, raporton DW.
“Biden dhe Merkel do të promovojnë prosperitetin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare, bazuar në vlerat e tyre të përbashkëta demokratike”, tha Psaki.