McLareni ka zyrtarizuar modelin Senna, i emërtuar për hir të legjendës së Formula 1, Ayrton Senna da Silva.
Vetëm 500 vetura të tilla do të prodhohen dhe secila do të ndihmojë në rritjen e fondacionit humanitar Senna. Një e tillë kushton një milion dollarë, transmeton Albinfo.ch.
McLaren Senna vjen me dizajn të pazakontë dhe performancë mahnitëse.
Falë motorit që ka, 4.0-litra V8, supermodeli ka 789 kuajfuqi dhe peshon vetëm 1198 kilogramë.
Prodhimi do të nisë në tremujorin e vitit të ardhshëm, ndërsa modeli do të zyrtarizohet në muajin mars në “Geneva Motor Show”.