Zinxhiri ushqimit të shpejtë McDonald’s po mbyll përkohësisht zyrat e brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi përgatitet të informojë punëtorët e saj të për pushimet nga puna si pjesë e një ristrukturimi më të gjerë të kompanisë.
Në një e-mail drejtuar punëtorëve në SHBA, McDonald’s u kërkoi atyre të punonin nga shtëpia nga e hëna deri të mërkurën, në mënyrë vendimet të jepen virtualisht.
Është e paqartë se sa punonjës do të pushohen nga puna.
“Gjatë javës së 3 prillit, ne do të komunikojmë vendimet kryesore që lidhen me rolet dhe nivelet e personelit në gjithë organizatën”, tha kompania me bazë në Çikago.
McDonald’s gjithashtu u kërkoi punëtorëve të anulonin të gjitha takimet personale me shitësit dhe palët e tjera të jashtme në selinë e saj./Reuters