Conte tha se do të mbyllen fabrikat, uzinat dhe çdo lloj aktiviteti tjetër në të gjithë Italinë.
Ai tha se do të lejohen që të punohet vetëm në objektet që sigurojnë prodhim për furnizimin e popullsisë.
Do të qëndrojnë çdo ditë të hapura supermarketet, njësitë tregtare ushqimore, shërbimet postare, transporti i kufizuar, farmacitë, parafarmacitë.
Gjithçka tjetër nuk do të fumksionojë pa afat. Conte nxiti që aty ku mundet të aplikohet puna nga shtëpia.
Sakaq Conte bëri thirrje që të mos ketë dyndje për blerje që të shmanget përhapje e koronavirusit dhe theksoi që njerëzit të qëndrojnë sa më shumë të munden në shtëpi, shkruan noa.al, përcjell albinfo.ch
https://www.facebook.com/GiuseppeConte64/videos/494491144817717/?t=0