Mësohet se selia evropiane e OKB-së në Gjenevë do të qëndrojë e mbyllur deri më 12 janar, përcjell albinfo.ch.
Organizata në fakt ka një problem likuiditeti.
Rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë në Zvicër po rëndon mbi llogaritë. Pikërisht për këtë arsye, dyert e Palais des Nations janë mbyllur që më 20 dhjetor, deklaroi zëdhënësja Alessandra Vellucci. Megjithatë, puna do të vazhdojë edhe gjatë mbylljes: punonjësit kryejnë detyrat e tyre në zyrën e shtëpisë dhe ata që duhet të shkojnë domosdoshmërisht në Palais des Nations kanë ende akses atje.
Kriza e likuiditetit vjen, ndër të tjera, nga fakti se rreth 50 vende anëtare nuk i kanë paguar kontributet në kohë. Midis tyre, edhe Shtetet e Bashkuara.