Nga sot është mbyllur përkohësisht “Shtëpia e pleqve” në komunën e Obiliqit, si rezultat i rrezikshmërisë më të lartë se virusi atakon më të moshuarit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim do të shqyrtojnë masa të tjera parandaluese, përfshirë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin të institucioneve arsimore, shëndetësore dhe komunale.
Ndryshe, deri më tash në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.