Ka përfunduar dje me mjaft sukses, panairi i automobilave (Autosalon) i, 81-ti me radhë, i Gjenevës.
Këtë manifestim, më të madhin të këtij lloji në Zvicër e më gjerë, gjatë dhjetë ditëve sa ka qëndruar i hapur, e kanë vizituar më shumë se 730 mijë veta.
Sipas organizatorëve, ky numër e tejkalon për 6 për qind numrin e vitit të kaluar.
Automobilat me motorë qe vihen në lëvizje me mënyra alternative (hibridë) kanë qenë në qendër të vëmendjes së vizitorëve.