Një shkollë fillore në Vjenë u dashtë të mbyllej që në ditën e parë të rihapjes. Kjo për shkak të një dyshimi me koronavirus.
Një mësuese e shkollës dyshohet se është infektuar me Covid 19. Mësuesja ishte të premten e kaluar e pranishme në një konferencë të mësuesve, ndërkohë të shtunën ajo kishte marrë pushim mjekësor, raporton heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Drejtoresha e shkollës private nga qarku 18-të në Vjenë (Währing) ka kthyer në shtëpi 200 nxënës, pasi ekzistonte dyshimi se mësuesja ishte sëmurë me Covid-19 apo edhe mësues të tjerë që kishin marr ëpjesë në atë konferencë.
Zëdhënësja e kësaj shkollës, Sonja Wegleitner nuk mundi ta konfirmonte rastin, por shpjegoi se personi në fjalë ka shfaqur simptoma si “ethe e lartë”.
Mësuesja duhet t’i nënshtrohet një testi dhe rezultatet pritet të dalin gjatë ditës.
Autoritetet përgjegjëse në qytetin e Vjenës kanë filluar hetim për këtë rast, ndërsa Ministria e Arsimit ka njoftuar përpunimin e planit për raste të tilla.