Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në gjithë Kosovën
Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote patën më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.
Në të gjitha pikat e vendvotimeve ka nisur numrimi i votave për zgjedhjen e partive politike në Kosovë.