Duket se rastet e reja me COVID-19 në Prishtinë kanë bërë që kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të vendosë mbylljen e disa çerdheve nga e sot, transmeton albinfo.ch.
Ai mbrëmë në një postim në Facebook ka bërë të ditur se nga sot çerdhet Lulevera, Xixëllonjat dhe Buzëqeshja do të mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë i objekteve.
“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe qasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha. Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159927692577166