Portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës janë vendosur në monumentin NewBorn, në Prishtinë.
Shtatë shkronjat u mbuluan me posterë, ku shihen gratë, të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre.
Në mesin e grave që janë vendosur në këta posterë, ka sportiste, artiste, politikane, gazetare, shkrimtare etj.
Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, Vafsije Krasniqi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi, shkrimtarja Ilire Zajmi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme.
Loren Peace, gazetare nga Amerika dhe ideatore e këtij projekti, ka treguar se në këtë projekt ka punuar për rreth disa muaj.
Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të qëndrojë nga data 7 deri më 14 qershor.
