Filozofi dhe këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se mbulimi i fytyrës është 100% antishqiptare.
Ai ka thënë se mbulimi i fytyrës mund të jetë gjithçka, por vetëm shqiptare jo, përcjell albinfo.ch.
Statusi i tij në Facebook
KONCEPTI I FTYRËS
Secili popull i ka traditat e tij morale, konceptet themelore përmes të cilave e bën dallimin midis të mirës dhe të keqës. Tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është KONCEPTI I FTYRËS. Trajtat foljore të këtij koncepti janë : “me pasë ftyrë”, “me mbajtë ftyrën çelë”, “me qenë faqebardhë”, “me kqyrë tjetrin në sy”.
Prandaj mbulimi i ftyrës, zezimi i ftyrës, mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare jo.
Antishqiptare 100 përqind!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=130408248104156&set=a.105041323974182&type=3