Por, jo të gjithë kanë mundësi të mbulojnë koston e lartë të mbrojtjes ligjore, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Tani e tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do t’u sigurojë anëtarëve të saj përfaqësim dhe mbrojtje ligjore falas, përmes një memorandum bashkëpunimi me Odën e Avokatëve.
Ky memorandum është nënshkruar në shënimin e 46-vjetorit të Odës së Avokatëve të Kosovës. Drejtuesi i kësaj ode, Osman Havolli, është zotuar se anëtarët e saj do të jenë gjithnjë në mbrojtje të drejtësisë.
Pjesë e shënimit të këtij përvjetori, përveç odave të rajonit, ishte edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës, Ranko Pelicariq.
https://youtu.be/bVWcv87IwnQ