Qendërmbrojtësi shqiptar i FC Zürich-ut, Albin Sadrijaj është huazuar te SC Kriens-i në kategorinë e dytë të Zvicrës, Challenge Ligë, njofton Albinfo.ch.
Sadrijaj në klubin nga Luzerni do të qëndrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm. 21-vjeçari Sadrijaj ka një kontratë deri në vitin 2021 me FC Zürich-un.
Kriens-i dhe Zürich-u do të përballen në ndeshjen e Helvetia Kupës së Zvicrës në fund të muajit shkurt të vitit 2019.
“Unë luaj për SCK-në dhe për mua vetëm kjo ka rëndësi, pa marr parasysh se si quhet kundërshtari”, ka deklaruar mbrojtësi Albin Sadrijaj.
Ndeshjen e parë debutuese, Sadrijaj e kishte kundër FC Aarau-t, fundjavën e shkuar.