Mbreti i Suedisë tha se trajtimi i pandemisë së koronavirusit nga vendi i tij kishte qenë një dështim dhe kritikoi ashpër politikat që fajësohen pjesërisht për një numër të lartë të vdekjeve në mesin e të moshuarve.
Carl XVI Gustaf përdori një fjalim vjetor televiziv mbretëror të Krishtlindjeve për të theksuar ndikimin në rritje të rasteve me COVID-19, përderisa spitalet në rajonin e Stokholmit paralajmëruan se po luftonin për të përballuar një rritje të rasteve.
Mes të tjerash, sondazhet treguan se besimi i publikut tek autoritetet kishte rënë, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.