Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe sot, përpos Pashkëve, ka festuar edhe ditëlindjen e saj të 93-të, shkruan albinfo.ch.
Elizabeta II ka lindur më 21 prill të vitit 1926 në Londër. Ajo është bija e mbretit Xhorxh VI.
Ajo u bë mbretëreshë në vitin 1952, dhe sivjet janë bërë 67 vjet që kur ajo mban fronin mbretëror të Britanisë së madhe.
Elizabeta është nëna e Princit Çarls, tashmë trashëgimtari i parë i fronit mbretëror, i cili ka edhe dy djem, princat Uilliam dhe Harri.
Një fakt interesant që është raportuar për mbretëreshën Elizabetë është se ajo nuk ka pasaportë.