Më 23 shtator 2016, duke filluar nga ora 19:30, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe Shoqata austriake-amerikane në Vjenë, organizojnë mbrëmje kulturore”, thuhet në ftesën e Ambasadës së Republikës së Kosovës.
Në ftesën e dërguar për albinfo.ch, shkruhet se do të bëhet një prezantim me temën “Rrugëtimi në zemër të Ballkanit – Kosovë”, “Një peizazh i formuar nga male të larta, kishat, manastiret, dhe me një histori të ndikuar nga një shumëllojshmëri e fuqive të huaja”, shkruhet në ftesë në gjuhën gjermane.
Gjatë kësaj mbrëmje, fjala përshëndetëse do të bëhet nga Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli si dhe Vic Huber nga Shoqata Austriake Amerikane në Vjenë.
Mbrëmjen do ta begatojë tenori shqiptar që jeton në Austri, Faik Hundozi i përcjellë më kitarë nga Alfred Bushi.
Mbrëmja do të organizohet në lokacionet e Shoqatës Austriake Amerikane në adresën: Stallburggasse 2 në Vjenë.

