Bashkësia Shqiptare në kantonin e Neuchâtelit, me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizon një mbrëmje festive, shkruan albinfo.ch.
Mbrëmja do të organizohet të dielën më 3 dhjetor. Në këtë mbrëmje do të ketë një program të pasur kulturor-artistik.
“Të nderuar bashkatdhetarë , për të festuar 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, Bashkësia Shqiptare në kantonin e Neuchâtelit, ju fton që të jeni pjesë e kësaj mbrëmje. Ne do të jemi të privilegjuar me ardhjen tuaj. Prezenca e juaj do të na nderojë, duke ndarë gëzimin së bashku në manifestimin qendror”, thuhet në njoftim.
Njoftimi
E diel 03 dhjetor 2017
ora 17:00
Adresa: Salle Espace Perrier Marin
Rue Charles-Perrier 4
2074 Marin-Epagnier (NE)
Në program:
Orkestra e Skënder Kelmendit, artist i estradës shqiptare, shkolla e vallëzimit « MËRGIMI » në Neuchâtel, si dhe nxënësit e mësimit plotësues shkolla shqipe nga Kantoni i Neuchâtelit
▪ Këngë e valle nga trevat shqiptare
▪ Kuzhinë shqiptare