Më shumë se 14,000 euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, në Istog.
Nisma ka filluar në Facebook derisa aty synohet të mblidhen 20 mijë euro.
Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit të vrarë ditë më parë.
“Ju lutemi të gjithëve me vullnet të mirë që të solidarizohemi për mbledhjen e sa më shumë fondeve dedikuar familjes së Izet Demajt”, thuhet aty.
Iniciativa është nisur nga një qytetare në Facebook.