Procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur përmbyllet në fund të këtij viti, por vetëm në rast se përmbushet Pakoja e Ahtisaar-it dhe bëhet progres në veri, ka vendosur Grupi Ndërkombëtarë mbikqyrës për Kosovës në takimin e sotëm në Vjenë.
Shefi i Zyrës civile ndërkombëtarë, Pieter Feith, ka shprehur gatishmërinë e vendeve që përkrahin pavarësinë që ky proces të përmbyllet. Mirëpo Feith ka kujtuar se duhet bërë edhe amandamentimi i Kushtetutës dhe miratimi i disa projektligjeve.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka shprehur zotimin e Qeverisë për zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaar-it në mënyrë që ky vit të shënojë fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.