Një amerikan 19-vjeçar, ka mbijetuar 48 orë i mbulluar me borë deri në gjysmë në Alpet zvicerane, para se ta gjejne ekipet e shpëtimit
Amerikani ka studiuar në Lozanë ndërsa u zhduk duke skijuar të dielën, por zhdukja është zbuluar të martën, ka lajmëruar policia kantonale.
Helikopterët dhe ekipet e shpëtimit e gjetën të martën pasdite, me vetëdije, por të rraskapitur dhe mërdhirë, gjysmë të mbuluar në borë në temperatura shumë të ulëta.
Ai nuk ka pasur me vte telefon celular, as pajisje për sinjalizim, edhe pse ekziston rreziku i shkallës së lartë nga orteqet në këtë zonë.
Amerikani u transportua në një spital në Bernë dhe nuk është në rrezik për jetën.