Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës kryesisht po zhvillohet normalisht, me pritje të shkurtra prej 3 deri në 5 minutash në shumicën e kalimeve. Megjithatë, disa pika kryesore kufitare po regjistrojnë pritje më të gjata për të dalë nga vendi.
Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim Kufitar:
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet arrijnë deri në 60–70 minuta, me kolona automjetesh rreth 500 metra.
Në Dheu i Bardhë, kohë pritjeje është 30–40 minuta dhe kolonat rreth 300 metra.
Në Jarinjë, pritjet për dalje janë 20–30 minuta, me kolona rreth 100 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po ecën pa probleme, pa kolona të gjata për automjete apo kamionë.