Që nga tetori e deri më tani, 1,140 qytetarë serbë të Kosovës i kanë riregjistruar veturat e tyre në targa RKS.
Ministria e Punëve t Jahtme njofton se në Mitrovicë të Veriut ka qenë numri më i madh i qytetarëve që i kanë konvertuar targat nga ato ilegale (KM, GL, DA, UR,…) në ato të Republikës së Kosovës.
Ministria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë automjete me targa ilegale t’i regjistrojnë ato deri më 1 dhjetor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.