Në 2078 ka arritur numri i qytetarëve serbë që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi për Klankosova.tv se deri në mesditën e sotme janë shtuar edhe 65 të tjerë.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor, përcjell albinfo.ch.