Mbi 660,000 njerëz pritet të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Veturave në të Gjenevë.
Ky Panair mbahet nga 7 deri më 17 mars, ku do të prezantohen rreth 900 automjetet, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit, prodhuesit e automjeteve po prezantojnë shumë modele të reja elektrike dhe hibride.
Këtë vit një gamë e gjerë prototipësh me bateri do të përfshijnë modele nga Citroen, Peugeot, Honda dhe Volvo.
Audi do të paraqesë automjetet e saj A6, A7, A8 dhe Q5 në versione hibride. Në të njëjtën kohë, markat e njohura si Aston Martin, Audi dhe Mercedes do të shfaqin konceptin SUV elektrike.