Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat e regjistrimit të mërgimtarëve të Maqedonisë së Veriut sipas shteteve, transmeton albinfo.ch.
Ende po vazhdon procesi i regjistrimit të diasporës në Maqedoninë e Veriut.
Deri sot në orën 08:00 janë regjistruar 143,755 mërgimtarë, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Regjistrimi që pritet të përfundojë më 21 prill, realizohet nëpërmjet ueb faqes: https://census.stat.gov.mk/
Të drejtë për regjistrim kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe që jetojnë jashtë territorit të saj.
Zvicra vazhdon të kryesojë listën me numrin më të lartë të mërgimtarëve që janë regjistruar.
Deri sot, në orën 8 të mëngjesit, nëpërmjet ueb faqes janë 47.345 mërgimtarë nga Zvicra.
Pas saj vjen Gjermani me 33.070 mërgimtarë dhe Italia me 20.347. Shtetet e tjera kanë numër katërshifror të mërgimtarëve të vetëregjistruar.