Tashmë 419,883 njerëz që ishin infektuar me koronavirus në vende të ndryshme janë rikuperuar, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins, shkruan albinfo.ch.
Referuar faqes së universitetit pothuajse 77,575 shërime janë në Kinë, nga ku filloi përhapja e infeksionit, në Spanjë 62,391, në Gjermani 60,300 të shëruar, Irani 43,894, pastaj Italia me mbi 34 mijë, SHBA me mbi 32 mijë të shëruar.
Në total, në botë janë regjistruar 1,831,130 raste të koronavirusit, përcjell albinfo.ch