Posta e Kosovës, si një nga kompanitë lidere në shërbimin postar të Kosovës, të premtën përmbylli me sukses dorëzimin e dërgesave nga bashkatdhetarët tanë, 35,386 dërgesa totale drejtuar KQZ-së, transmeton albinfo.ch.
Në një njoftim, kjo kompani, shkruan se asnjë dërgesë që ka arritur te posta nuk ka mbetur pa iu dorëzuar KQZ-së në afate përtej pritshmërive, thuhet sipas zyrtarëve nga Posta.
Për herë të parë vëzhguesit e KQZ-së u lejuan të jenë prezent në sallat operative të përpunimit të dërgesave.
Posta shkruan se ishin të angazhuar në këtë proces dhe vota e diasporës u dërgua dhe u trajtua me ligjshmëri, ndershmëri dhe efikasitet.