Viktima është një 44-vjeçar nga Wuhan, aty ku edhe shpërtheu virusi. Ai shfai probleme kur arriti në Filipine, tha në një deklaratë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërsa në Kinë raportohen se më shumë se 300 persona kanë vdekur, shumica e të cilëve janë në provincën Hubei. Rreth 14 mijë persona numërohen të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia kanë një rritje të numrit të personave të prekur, ndrësa është rritur edhe numri i vendeve ku ka persona të prekur. Të gjithë personat që po vijnë nga Kina po iu nënshtrohen analizave, ndërsa të prekurit po mbahen në dhoma të izoluara, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.