KQZ-ja ka bërë të ditur se deri më tani mbi 3 mijë vota nga diaspora janë refuzuar, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, thuhet se janë gjithsej 421 votues nga diaspora, të cilët janë të paidentifikueshëm.
190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente jovalide.
Ndërkaq 1 mijë e 336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar.
Në total, janë gjithsej 3 mijë e 15 vota të refuzuara.
Ndërkaq, në total janë 7 mijë e 157 vota që janë aprovuar. /Albinfo.ch