Është bërë e ditur se para rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani, kancelarja Merkel sërish apeloi te qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë, transmeton, albinfo.ch.
Në 24 orët e fundit Gjermania ka shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve ditore me koronavirus.
Është publikuar bilancin i 24 orëve të fundit me COVID-19, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 21,866, në 727,553, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 215, në 11,982, treguan shifrat.