Më shumë se 2000 persona kanë protestuar pasditen e sotme në Lozanë kundër dhunës mbi femrat. Paralelisht me këtë protestë, sot ka pasuer demonstrata me po këtë motiv, edhe në Neuchatel dhe në Biel/Bienne, shkruan srf.ch.
Në këto aktivitete të protestës, aktivistet dhe aktivistët nëpërmjet transparenteve që bartnin kanë sjellë në vëmendje faktin se në çdo dy javë një grua vdes si pasojë e dhunës së ushtruar nga partneri ose ish-partneri i saj, transmeton albinfo.ch. Po ashtu një në pesë gra gjatë jetës së vet bëhet viktimë e dhunës seksuale.
Protestuesit kanë kërkuar që në Kushtetutë të vendoset termi “Femizid”.
Për ditët në vazhdim janë planifikuar demonstrime të tilla edhe në Gjenevë, Valis, Freiburg dhe Vevey.