Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë Ranjit Nayak, të martën e ka informuar ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci, se Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Uashington e ka miratuar kredinë e butë për projektin “Zhvillimi Bujqësor dhe Rural” në Kosovë, bën të ditur Telegrafi.
Ky projekt përbëhet prej tre komponentëve dhe ka për qëllim të kontribuojë në nxitjen e konkurrencës dhe në zhvillimin e nënsektorëve të blegtorisë dhe hortikulturës, nëpërmjet zbatimit të masave të zgjedhura nga Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor.
Kredia është miratuar me 0 për qind normë interesi dhe me 20 vite periudhë maturimi, ndërsa pagesat për kthimin e mjeteve do të fillojnë pas 10 viteve të para (grejs periudha 10 vite).