Tashmë 150,889 njerëz të infektuar me koronavirus në vende të ndryshme janë rikuperuar, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins, shkruan albinfo.ch.
Referuar faqes së universitetit pothuajse 75,448 mijë shërime janë në Kinë, nga ku filloi përhapja e infeksionit, në Spanjë 14,709, Itali 13,030, Iran 12,391.
Në total, në botë janë regjistruar 716,482 raste të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.